“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdullah ibn Ebu Bekër ibn Amër ibn Hazmi e këtij ka rrëfyer Amra bint Abdurrahmani se Zijad ibn Ebu Sufjani i shkroi letër Aishes (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se Abdullah ibn Abasi ka thënë: “Atij (që është në Medinë ose diku tjetër dhe) që dhuron kurban (për t'u therur në Mekë), i ndalohet çdo gjë që i ndalohet haxhiut derisa të theret kurbani i tij.” Amra tregon se Aishja iu përgjigj: “Nuk është ashtu siç ka thënë Ibn Abasi. Unë, vetë, me duart e mia ia kam thurur qaforet kurbanit të të Dërguarit të Allahut ﷺ, pastaj ai ia ka vendosur me duart e veta dhe e ka dërguar me babanë tim (në Mekë). Por, derisa është therur kurbani, asgjë prej të lejuarave nuk i është bërë e ndaluar të Dërguarit të Allahut ﷺ.””