“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Ameshi, e këtij i ka treguar Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I thurja qaforet që Pejgamberi ﷺ t'ua vendoste deleve, pastaj qëndronte në familjen e vet (në Medinë) i liruar prej çfarëdo ndalese të haxhit.””