“Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdulala ibn Abdulalai, e ky nga Mameri, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ikrime se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ pa një burrë duke tërhequr një deve , e në atë rast i tha: - “Hip në të!” - Është për kurban, - iu përgjigj ai. - “Hip në të!” - i tha sërish Pejgamberi ﷺ. Më vonë, e pashë të hipur mbi deve, tek ecte përbri Pejgamberit ﷺ, ndërsa nallanet ishin në qafën e saj. Transmetimin e Mamerit e ka fuqizuar Muhamed ibn Beshari, e këtij i ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka rrëfyer Ali ibn Mubareku nga Jahjai, e ky nga Ikrime, e ky nga Ebu Hurejra, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”