“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zureji, e ky nga Junusi se Zijad ibn Xhubejri tregon: “Pashë se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vajti te një burrë, i cili e kishte ulur devenë në gjunjë për ta therur për kurban, e në atë rast i tha: “Ngrije në këmbë dhe lidhe (një këmbë të saj). Kështu është Suneti i Muhamedit ﷺ.” Këtë e transmeton (edhe) Shuëbe nga Junusi (i cili në këtë rast ka përmendur shprehjen): “Më ka rrëfyer Zijadi.””