“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Bekri, e ky nga Abdulaziz ibn Rufei, e ky nga Atai se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një burrë i tha Pejgamberit ﷺ: - E kam bërë tavafin e haxhit para se t'i gjuaj guralecët. - “S'ka gjë”, - tha Pejgamberi ﷺ. - Unë e kam rruar kokën para se ta ther kurbanin, - tha një tjetër. - “S'ka gjë.” - Kam therur kurban para se t'i gjuaj guralecët, - tha tjetri. - “S'ka gjë”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ. Abdurrahim Raziu e transmeton (këtë hadith) nga Ibn Huthejmi, e këtij i ka rrëfyer Atai, e ky nga Ibn Abasi, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Kasim ibn Jahjai ka thënë: Më ka treguar Ibn Huthejmi, e ky nga Atai, e ky nga Ibn Abasi, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Afani ka thënë, - kujtoj se (ka thënë) nga Vuhejbi, - e këtij i ka treguar Ibn Huthejmi, e ky nga Seid ibn Xhubejri, e ky nga Ibn Abasi, e ky nga Pejgamberi ﷺ. Hamadi na ka treguar nga Kajs ibn Sadi dhe Abad ibn Mensuri, e këta nga Atai, e ky nga Xhabiri, e ky nga Pejgamberi ﷺ.”