“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Nafiu, e ky nga Ibn Omeri se Hafsa (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut, ç'është puna e njerëzve: janë liruar prej ihramëve, ndërsa ti ende je me ihramë?” - “Unë i kam lyer flokët dhe ia kam vendosur qaforen kurbanit, kështu që nuk lirohem prej ihramëve pa e therur kurbanin”, - tha ai.”