“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Zuraji, e këtij i ka treguar Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njerëzit e pyetnin Pejgamberin ﷺ, ditën e Bajramit të Kurbanit në Mina, e ai u përgjigjej: “S'ka gjë.” Një person pyeti: - I kam rruar flokët para se të ther kurban? - “There se s'ka gjë.” - I kam gjuajtur guralecët pasdite, - i tha një tjetër. - “S'ka gjë”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.”