“Muhamed ibn Abdullah ibn Numejri na ka thënë: Na ka treguar babai im, e këtij i ka treguar Ubejdullahu, e këtij i ka treguar Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Abasi i kërkoi leje Pejgamberit ﷺ për të bujtur në Mekë gjatë netëve të Minas për të shpërndarë ujë, gjë të cilën ai ia lejoi. Transmetimin e Muhamed Ibn Abdullah ibn Numejrit e ka fuqizuar Ebu Usame, Ukbe Ibn Halidi dhe Ebu Damra.”