“Muhamedi ka thënë: Na ka treguar Othman ibn Omeri, e këtij i ka rrëfyer Junusi se Zuhriu tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ i gjuante shtatë guralecë në xhemrën që ndodhet pas Xhamisë së Minas dhe bënte tekbir në çdo guralec. Pastaj ecte përpara, drejtohej nga kibla, i ngrinte duart dhe qëndronte gjatë duke u lutur. Më pas shkonte te Xhemra e Dytë, ku i gjuante shtatë guralecë, duke bërë tekbir në çdo guralec. Ecte në të majtë, nga ana e luginës, qëndronte i drejtuar nga kibla dhe i ngrinte duart e lutej. Pastaj shkonte te Xhemra e (Madhe e) Akabesë, në të cilën gjuante shtatë guralecë, duke bërë tekbir në çdo guralec, pastaj largohej e nuk ndalej pas xhemrës. Zuhriu ka thënë: “E kam dëgjuar Salim ibn Abdullahun duke transmetuar diçka të këtillë nga babai i vet prej Pejgamberit ﷺ. Edhe Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) vepronte kësisoj.””