“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdurrahman ibn Kasimi, e ky nga babai i tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Safije bint Hujejit, gruas së Pejgamberit ﷺ, i erdhën menstruacionet. Kur i tregova të Dërguarit të Allahut ﷺ, tha: - “Vallë, do të na vonojë?” - Ajo tashmë e ka kryer tavafin e haxhit, - i thanë. - “E po, nuk do të vonuakemi.””