“Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Dhiëbi, e ky nga Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Robi vazhdon të jetë në namaz derisa qëndron në xhami duke e pritur namazin tjetër, me kusht që të mos e prishë abdesin.” Një burrë i huaj pyeti: “E si prishet abdesi, o Ebu Hurejra?” Ai tha: “Duke liruar gazra (me ose pa zë).””