“Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: Muhamedi më ka treguar shtesë nga Muhadiri, e këtij i ka treguar Ameshi, e ky nga Ibrahimi, e ky nga Esvedi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ dolëm për rrugë dhe, përveç haxhit, synim tjetër nuk kishim. Me të arritur (në Mekë), na urdhëroi të lirohemi prej ihramëve. Natën e largimit (nga Mina), Safije bint Hujejit iu paraqitën menstruacionet, andaj Pejgamberi ﷺ tha: - “Sa fatkeqe! Më duket se do t'ju vonojë!” dhe vijoi: - “A nuk e ke bërë tavafin ditën e Bajramit të Kurbanit?” - Po, - iu përgjigj ajo. - “E po, mund të vazhdosh .” - O i Dërguari i Allahut! Unë nuk qeshë liruar prej ihramit (gjatë kohës kur pata mbërritur në Mekë për shkak të menstruacioneve), - i thashë unë. - “Shko bëj një umre nga Tenëimi”, - tha Pejgamberi ﷺ. Vëllai im erdhi me mua dhe Pejgamberin ﷺ e takuam diku nga fundi i natës (duke shkuar në Qabe për ta kryer tavafin lamtumirës), e në atë rast na tha: “Takohemi në filan vendin.””