“Ahmed ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Xhurejxhi se Ikrime ibn Halidi e pyeti Ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) për kryerjen e umrës para haxhit, e në atë rast iu përgjigj: “Nuk prish punë asgjë. Ibn Omeri ka thënë: “Pejgamberi ﷺ ka bërë umre para haxhit.” Ibrahim ibn Sadi ka transmetuar nga Ibn Is'haku: “Më ka treguar Ikrime ibn Halidi: “E kam pyetur Ibn Omerin; njëjtë.””