“Muxhahidi tregon: “E dëgjuam Aishen, nënën e besimtarëve (Allahu qoftë i kënaqur me të!), duke pastruar dhëmbët me misvak në dhomën e saj.” Kështu, Urve i tha: - Oj nënë e besimtarëve, a nuk po dëgjon çfarë po thotë Ebu Abdurrahmani? - Çfarë po thotë? - pyeti ajo. - Po thotë se i Dërguari i Allahut ka kryer katër umre, njërën prej të cilave në muajin rexheb, - ia ktheu ai. - Allahu e mëshiroftë Ebu Abdurrahmanin! Ai ka qenë me të në çdo umre që e ka kryer (Pejgamberi ﷺ), porse në muajin rexheb nuk ka kryer asnjë umre, - tha ajo.”