“Hasan ibn Hasani na ka thënë: Na ka treguar Hemami se Katadja ka thënë: “E kam pyetur Enesin (Allahu qoftë i kënaqur me të!): - Sa umre i ka kryer Pejgamberi ﷺ? - Katër: umrën e Hudejbijes në muajin dhul kade, kur e patën penguar idhujtarët; umrën në vitin pasues në muajin dhul kade, sipas marrëveshjes; umrën e Xhiëranës, kur e pati shpërndarë plaçkën e Hunejnit (dhe umrën gjatë haxhit), - iu përgjigj ai. - Sa herë e ka kryer haxhin? - e pyeta. - Një herë, - u përgjigj ai.”