“Ahmed ibn Othmani na ka thënë: Na ka treguar Shurejh ibn Mesleme, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Jusufi, e ky nga babai i tij se Ebu Is'haku ka thënë: “I kam pyetur Mesrukun, Atain dhe Muxhahidin (për umret e Pejgamberit ﷺ), e ata më janë përgjigjur: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka kryer umre në muajin dhul kade para se të kryejë haxhin.” Ebu Is'haku ka thënë: “E kam dëgjuar Bera ibn Azibin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke thënë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka bërë dy herë umre në muajin dhul kade para se të kryente haxhin.””