“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Hemami, e ky nga Is'hak ibn Abdullah ibn Ebu Talhai se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Asnjëherë Pejgamberi ﷺ (kur kthehej prej udhëtimit) nuk hynte natën te familja e tij. Hynte paradite ose pasdite.””