“Ebu Velidi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e ky nga Abdurrahman ibn Asbehani se Abdullah ibn Makili ka thënë: “U ula te Kab ibn Uxhrai (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) dhe e pyeta rreth shpagimit.” Ai m'u përgjigj: “Ka zbritur posaçërisht për mua, por vlen për të gjithë ju.” Më patën dërguar tek i Dërguari i Allahut ﷺ, ndërsa morrat më binin në fytyrë, andaj më tha: “Nuk kam menduar se sëmundja të paska arritur deri në këtë masë, - ose ka thënë: Nuk kam menduar se mundimi të paska arritur deri në këtë masë - . A ke një dele?” - Jo, - i thashë. - “E po, agjëro tri ditë, ose ushqeji gjashtë nevojtarë, secilin nga gjysmë saë”, - tha ai.”