“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e ky nga Salimi se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u pyet: “Çfarë rrobash vesh muhrimi?” Pejgamberi ﷺ tha: “Nuk vesh këmishë, as çallmë, as shallvare, as pardesy e as rrobë të parfumuar. Nëse nuk gjen sandale, atëherë le të mbathë meste, por le t'i shkurtojë sa të jenë nën nyja.””