“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Amër ibn Jahja Maziniu se babai i tij Jahja Maziniu tregon se një burrë e pyeti Abdullah ibn Zejdin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), i cili është gjyshi i Amër ibn Jahjait: “A mund të më tregosh si merrte abdes i Dërguari i Allahut ﷺ?” Abdullah ibn Zejdi i tha: “Po, e më pas kërkoi një enë me ujë, derdhi ujë mbi duar dhe i lau ato dy herë, e shpëlau gojën dhe hundën tri herë, pastaj lau fytyrën tri herë, i lau duart deri në bërryla nga dy herë dhe i dha mes'h kokës me dy duar, duke filluar nga pjesa e përparme e kokës deri te qafa dhe sërish i ktheu aty nga filloi. Në fund, i lau edhe këmbët.””