“Sulejman ibn Harbi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Ejubi, e ky nga Seid ibn Xhubejri se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa një njeri qëndronte me Pejgamberin ﷺ në Arafat, hipur në kafshë, u rrëzua dhe ia theu qafën (e ai vdiq). Pejgamberi ﷺ tha: “ Pastrojeni me ujë e sidër dhe qefinoseni në dy rroba. Mos e parfumoni, mos ia mbuloni kokën e mos i vendosni hanut, sepse Ditën e Kiametit Allahu do ta ringjallë duke kënduar telbijen.””