“Abdullah ibn Mesleme na ka thënë: Na ka treguar Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Sulejman ibn Jesari se Abdullah ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Fadli u ul mbrapa (në kafshë udhëtimi) së bashku me Pejgamberin ﷺ, kur një grua nga fisi hatham kaloi pranë, e në atë rast filluan të shikonin njëri-tjetrin.” Pejgamberi ﷺ mundohej t'ia kthente kokën Fadlit në anën tjetër, kur gruaja pyeti: - Obligimi i haxhit prej Allahut babanë tim e ka gjetur të shtyrë në moshë, saqë nuk mund të qëndrojë as mbi shalë (të devesë). A mund ta kryej unë haxhin për të? - “Po”, - i tha Pejgamberi ﷺ. Kjo ka ndodhur në Haxhin Lamtumirës.”