“Ahmed ibn Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga babai i tij se gjyshi i tij Ibrahim ibn Abdurrahman ibn Aufi tregon se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i lejoi gratë e Pejgamberit ﷺ (të venin në haxh) në haxhin e fundit të tij. Atyre ua dërgoi (si kujdestarë) Othman ibn Afanin dhe Abdurrahman ibn Aufin.”