“Ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Fezariu, e ky nga Humejd Tavili, e këtij i ka treguar Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ pa një të moshuar, të cilin dy djemtë e tij e mbanin për krahësh, e në atë rast tha: “Ç'është puna e tij?” Ata thanë: “Është zotuar se do të ecë (deri në Qabe).” Atëherë Pejgamberi ﷺ tha: “Allahu nuk ka nevojë për torturën që ky ia bën vetes.” Kështu, e urdhëroi të hipë në kafshë.”