“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Thabit ibn Jezidi, e këtij i ka treguar Asim Ebu Abdurrahman Ahveli se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Medina është harem (e shenjtë) , prej këtu deri atje. Andaj, nuk priten pemët e saj dhe nuk bëhet risi në të. Mallkimi i Allahut, melekëve dhe gjithë njerëzve qoftë mbi atë që bën risi në të!””