“Ismail ibn Abdullahu na ka thënë: Më ka treguar vëllai im, e ky nga Sulejmani, e ky nga Ubejdullahu, e ky nga Seid Makburi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Pjesa e Medinës, që ndodhet ndërmjet dy pllajeve, është bërë e shenjtë me gjuhën time.” Kështu, Pejgamberi ﷺ shkoi te fisi benu harithe dhe tha: “O benu harithë, më duket se paskeni dalë prej (kufijve të) Haremit.” Pastaj shikoi përreth dhe tha: “Qenkeni brenda.””