“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky e ka dëgjuar Ebu Hubab Seid ibn Jesarin se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Jam urdhëruar (të shpërngulem) në një qytet që do t'i sundojë qytetet e tjera, të cilit i thonë Jethrib. Është Medina, e cila i largon njerëzit (e këqij) sikurse gjyryku që e largon të keqen e hekurit.””