“Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Urve se Usame (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ hipi në një kullë të Medinës dhe tha: “A po e shihni, vallë, atë që po e shoh unë? Po i shoh vendet e sprovave, ndërmjet shtëpive tuaja, sikurse vendet e pikave të shiut.” Transmetimin e Sufjanit nga Zuhriu e kanë fuqizuar Mameri dhe Sulejman ibn Kethiri.”