“Ibn Selami na ka thënë: Na ka rrëfyer Fezariu, e ky nga Humejd Tavili se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se fisi benu selime donin të vendoseshin më afër xhamisë, por të Dërguarit të Allahut ﷺ nuk i pëlqente që pjesë të Medinës të mbeteshin të zbrazëta, andaj u tha: “O fisi benu selime! A nuk po e llogarisni shpërblimin për gjurmët tuaja (hapat që bëni për të ardhur në xhami nga larg) ?” Kështu, ata qëndruan aty ku ishin.”