“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Ibrahim ibn Sadi, e këtij i ka treguar babai i vet, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi se Mahmud ibn Rebiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!), personi të cilin i Dërguari i Allahut ﷺ e kishte stërpikur me ujë nga goja sa kishte qenë fëmijë, - Urve transmeton nga Misveri dhe të tjerë pos tij, duke vërtetuar fjalët e njëri-tjetrit - ka thënë: “Kur Pejgamberi ﷺ merrte abdes, njerëzit shtyheshin për ta marrë ujin e mbetur nga abdesi i tij.””