“Jahja ibn Bukejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e ky nga Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Salimi se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut ﷺ duke thënë: “Kur ta shihni hënën e Ramazanit, agjëroni, e, kur ta shihni hënën e shevalit, hani (bëni Bajram) . Nëse është vranët (dhe nuk e shihni) , plotësojeni muajin (tridhjetë ditë) .” Dikush tjetër ka transmetuar nga Lejthiu: “Më ka treguar Ukajli dhe Junusi: “(është fjala) për hënën e Ramazanit.””