“Muslim ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka treguar Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Zejd ibn Thabiti ka thënë: “Hëngrëm syfyr me Pejgamberin ﷺ, pastaj ai u ngrit për namaz.” Unë e pyeta: - Sa ka qenë koha mes ezanit dhe syfyrit? - Sa t'i lexoje pesëdhjetë ajete, - tha Zejdi.””