“Ahmed ibn Salihu na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Junusi, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Urve dhe Ebu Bekri se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ndonjëherë Pejgamberin ﷺ e zinte sabahu në Ramazan duke qenë xhunub (nga marrëdhëniet intime e) jo nga ëndrrat, pastaj pastrohej dhe agjëronte.””