“Abdani na ka thënë: Na ka rrëfyer Abdullahu, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e këtij i ka treguar Zuhriu, e ky nga Ata ibn Jezidi se Humrani ka thënë: “E kam parë Othmanin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) duke marrë abdes: fillimisht i lau duart tri herë, pastaj shpëlau gojën e hundën dhe e lau fytyrën tri herë. Lau dorën e djathtë deri në bërryl tri herë, pastaj edhe të majtën deri në bërryl tri herë. I dha mes'h kokës, pastaj lau këmbën e djathtë tri herë dhe të majtën tri herë.” Në fund tha: “E kam parë të Dërguarin e Allahut ﷺ duke marrë abdes siç mora abdes unë, e pastaj ka thënë: “Atij që merr abdes në këtë formë dhe i fal dy rekate, pa u shpërqendruar, i falen mëkatet e së kaluarës.””