“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Ubejdullah ibn Abdullah ibn Utbe se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se gjatë Ramazanit i Dërguari i Allahut ﷺ u nis për në Mekë dhe agjëroi derisa arriti në vendin Kedid, ku e ndërpreu agjërimin. Kështu vepruan edhe të tjerët. Ebu Abdullahu (Buhariu) thotë: “Kedidi është burim mes Usfanit dhe Kudejdit (afër Mekës).””