“Ademi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Abdurrahman Ensariu, e ky e ka dëgjuar Muhamed ibn Amër ibn Hasen ibn Aliun se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Në një udhëtim i Dërguari i Allahut ﷺ pa një turmë njerëzish duke i bërë hije një burri, e në atë rast tha: - “Ç'po ndodh?” - Është agjërues, - i thanë. - “Nuk është mirësi agjërimi në udhëtim”, - tha Pejgamberi ﷺ.”