“Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Mensuri, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ u nis prej Medinës për në Mekë dhe agjëroi derisa arriti te vendi Usfan. Më pas kërkoi ujë, e ngriti enën me dorën e tij, në mënyrë që ta shihnin njerëzit dhe e prishi agjërimin, derisa arriti në Mekë. Kjo ishte në Ramazan. Ibn Abasi thoshte: “I Dërguari i Allahut ﷺ edhe agjëronte, edhe hante (në udhëtim), andaj, kush të dojë, le të agjërojë, e, kush të dojë, le të hajë.””