“Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Abdulaziz ibn Ebu Seleme, e këtij i ka treguar Amër ibn Jahjai, e ky nga babai i tij se Abdullah ibn Zejdi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një ditë, erdhi i Dërguari i Allahut ﷺ dhe ne i sollëm ujë në një enë prej bakri. Kështu, ai mori abdes, duke e larë fytyrën tri herë, duart nga dy herë, i dha mes'h kokës, duke e përshkuar me duar nga para-mbrapa dhe anasjelltas, pastaj i lau këmbët.””