“Muhamedi më ka thënë: Na ka rrëfyer Ebu Halid Ahmeri se Humejdi ka thënë: “E kam pyetur Enesin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) për agjërimin e Pejgamberit ﷺ dhe më është përgjigjur: “Sa herë që doja ta shihja agjërueshëm gjatë muajit, e shihja ashtu; dhe sa herë jo agjërueshëm, e shihja ashtu; ose gjatë natës duke u falur, e gjeja ashtu; si dhe duke fjetur, e shihja ashtu. Nuk kam prekur mëndafsh e as pëlhurë mëndafshi më të butë sesa dorën e të Dërguarit të Allahut ﷺ, si dhe nuk kam nuhatur myshk ose parfum më të këndshëm sesa erën e të Dërguarit të Allahut ﷺ.””