“Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Seid ibn Musejebi dhe Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Abdullah ibn Amri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ u informua se unë kam thënë: “Betohem në Allahun se sa të jem gjallë do të agjëroj ditën dhe do të falem natën.” Kur më pyeti, i thashë: “Po, kam thënë, o i Dërguari i Allahut, kurban t'u bëfsha me babë e nënë!” - “Nuk mund të vazhdosh kështu, por (herë) agjëro e (herë) ha dhe falu e fli. Agjëro tri ditë për çdo muaj, sepse e mira shpërblehet sa dhjetëfishi i saj, e kështu llogaritet sikurse agjërimi i tërë vitit”, - më tha. - Unë mundem më shumë se kaq, - i thashë. - “Një ditë agjëro e dy ditë ha.” - Unë mundem më shumë se kaq. - “Një ditë agjëro, një ditë ha. Ky është agjërimi i Davudit ﷺ dhe është agjërimi më i vlefshëm.” - Unë mundem më shumë se kaq. - “Nuk ka më mirë se kaq”, - tha Pejgamberi ﷺ.”