“Salt ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Mehdiu, e ky nga Gajlani. [t]: Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Mehdi ibn Mejmuni, e këtij i ka treguar Gajlan ibn Xheriri, e ky nga Mutarrifi se Imran ibn Husajni (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se Pejgamberi ﷺ e pyeti atë, - ose ka thënë: pyeti dikë, - ndërsa Imrani dëgjonte: “O Ebu filan, a nuk e ke agjëruar fundin e këtij muaji?” Ebu Numani ka thënë: “Më duket se e kishte fjalën për Ramazanin.” Ndërkaq, Salti nuk ka përmendur: Më duket se e kishte fjalën për Ramazanin.” - Jo, o i Dërguari i Allahut, - tha ai. - “Kur ta mbarosh (Ramazanin) , agjëro dy ditë.” Ebu Abdullahu (Buhariu) ka thënë: “Thabiti ka transmetuar nga Mutarrifi, e ky nga Imrani, e ky nga Pejgamberi ﷺ se ka thënë: “... fundin e shabanit.””