“Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jahjai, e ky nga Shuëbe. [t]: Muhamedi më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Katadja, e ky nga Ebu Ejubi se Xhuvejrije bint Harithi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, ditën e premte Pejgamberi ﷺ shkoi tek ajo, ndërsa kjo e fundit ishte agjërueshëm, dhe i tha: - “A ke agjëruar dje?” - Jo, - i tha ajo. - “A do të agjërosh nesër?” - e pyeti Pejgamberi ﷺ. - Jo. - “Atëherë prishe.” Hamad ibn Xhadi tregon se e ka dëgjuar Kataden duke thënë: “Më ka treguar Ebu Ejubi, e këtij i ka treguar Xhuvejrije se (Pejgamberi ﷺ) e urdhëroi që ta prishë agjërimin, e ajo e prishi.””