“Jahja ibn Sulejmani na ka thënë: Na ka treguar Ibn Vehbiu, ose i është lexuar, e këtij i ka rrëfyer Amri, e ky nga Bukejri, e ky nga Kurejbi se Mejmunia (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka treguar: “Disa njerëz dyshonin nëse Pejgamberi ﷺ ishte agjërueshëm ditën e Arafatit. Kështu, ajo i dërgoi një enë me qumësht atij, teksa ishte hipur mbi deve në Arafat. Ai piu nga ena, ndërsa njerëzit shikonin.””