“Haxhaxh ibn Minhali na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Abdulmelik ibn Umejri se Kazai, i çrobëruari i Zijadit, tregon se Ebu Seidi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!), i cili kishte marrë pjesë me Pejgamberin ﷺ në dymbëdhjetë beteja, ka thënë: “Katër gjëra i kam dëgjuar nga Pejgamberi ﷺ, të cilat më kanë pëlqyer: 1. “Femra të mos udhëtojë në largësi prej dy ditësh pa burrin ose pa mahremin e saj; 2. Të mos agjërohen dy ditë: dita e Bajramit të Fitrit dhe ajo e Kurbanit; 3. Nuk ka namaz (vullnetar) pas namazit të sabahut, derisa të lindë dielli, dhe pas namazit të ikindisë, derisa të perëndojë; 4. Si dhe të mos merret udhëtim (me qëllim madhërimin e një vendi) , përveç në tri xhamitë: Xhaminë e Qabesë, Xhaminë Aksa dhe xhaminë time.””