“Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Ibn Shihabi, e ky nga Salim ibn Abdullah ibn Omeri se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka thënë: “Ai që e kryen haxhin temetu, nëse nuk ka mundësi të therë kurban dhe nuk ka agjëruar (ditët para Arafatit), le të agjërojë ditët e Teshrikut.” Njëjtë transmetohet edhe prej Ibn Shihabit nga Urve, e ky nga Aishja. E këtë transmetim e ka fuqizuar Ibrahim ibn Sadi nga Ibn Shihabi.”