“Asbag ibn Feraxh Misriu na ka treguar nga Ibn Vehbiu, e këtij i ka treguar Amri, e këtij i ka treguar Ebu Nadri, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani, e ky nga Abdullah ibn Omeri se Sad ibn Ebu Vekasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se Pejgamberi ﷺ u kishte dhënë mes'h mesteve. Andaj, Abdullah ibn Omeri (për ta verifikuar) e pyeti Omerin rreth kësaj, kurse ai iu përgjigj: “Po.” Dhe, nëse Sadi të transmeton ndonjë gjë prej Pejgamberit ﷺ, mos shko të pyesësh askënd tjetër.” Musa ibn Ukbe ka thënë: “Më ka rrëfyer Ebu Nadri, e këtij i ky rrëfyer Ebu Seleme, e këtij i ka treguar Sadi se Omeri i ka thënë Abdullahut; ngjashëm.””