“Abdullah ibn Ebu Esvedi na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Asimi, e ky nga Ebu Mixhlezi dhe Ikrime se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Ajo është në dhjetëshen e fundit. Ajo është në nëntë net të kaluara (nga dhjetëshi i fundit) ose në shtatë net të mbetura (nga dhjetëshi i fundit) .” Pra, aludonte në Natën e Kadrit. Abdulvehabi transmeton nga Ejubi, e ky nga Halidi, e ky nga Ikrime se Ibn Abasi ka thënë: “Kërkojeni atë në natën e njëzetekatërt.””