“Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Ebu Jafuri, e ky nga Ebu Duha, e ky nga Mesruku se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur hynte dhjetëshja (e fundit), Pejgamberi ﷺ i shtrëngonte rrobat (nuk u afrohej grave) , e gjallëronte natën (me adhurim) dhe e zgjonte familjen e tij.””