“Ismaili na ka thënë: Më ka treguar Maliku, e ky nga Jezid ibn Abdullah ibn Hadi, e ky nga Muhamed ibn Ibrahim ibn Harith Tejmiu, e ky nga Ebu Seleme ibn Abdurrahmani se Ebu Seid Hudriu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ hynte në itikaf në dhjetëshen e mesme të Ramazanit. Një vit ndenji në itikaf derisa u bë nata e njëzetenjëtë, në mëngjesin e së cilës zakonisht dilte nga itikafi, atëherë tha: “Ai që ka hyrë në itikaf me mua, le ta vazhdojë itikafin edhe në dhjetëshen e fundit. Në ëndërr më është shfaqur kjo natë (Nata e Kadrit) , por pastaj m'u largua dituria rreth saj. Kam parë në ëndërr se bëja sexhde mbi ujë dhe baltë në mëngjesin e saj, andaj kërkojeni atë në dhjetëshen e fundit gjatë netëve tek.” Atë natë filloi të binte shi, ndërsa xhamia ishte e mbuluar me degë të palmës, kështu që uji rridhte brenda. I pashë me sytë e mi gjurmët e ujit dhe baltës në ballin e të Dërguarit të Allahut ﷺ, mu në mëngjesin e natës së njëzetenjëtë.”