“Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e këtij i ka treguar Jahjai, e ky nga Amra se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberi ﷺ hynte në itikaf në dhjetëshen e fundit të Ramazanit, ndërkohë unë ia ngrija tendën. Ai e falte sabahun e pastaj futej në të. Amra tregon: “Njëherë Hafsa i kërkoi leje Aishes për të ngritur një tendë, gjë të cilën ia lejoi, sakaq Hafsa e ngriti tendën. Kur Zejnebe bint Xhahshi e pa, ngriti një tendë tjetër. Me t'u gdhirë Pejgamberi ﷺ, i pa tendat dhe pyeti: “Ç'janë këto?!” Pasi i treguan, Pejgamberi ﷺ tha: “A mendoni se me to po kryeni vepër të mirë?!” Kështu, për atë muaj e braktisi itikafin, për të hyrë në itikaf në dhjetë ditë të shevalit.”